“Mos na vrisni ëndrrën”! Tifozët e Skënderbeut në protestë

DITA Online

 

Mijëra qytetarë i janë bashkuar sot tubimit paqësor kundër dënimit të Skënderbeut nga UEFA.

Qytetarët kanë mbushur zonën këmbësore të qytetit në mbështetje të ekipit të zemrës.

Me ovacione dhe thirrje, qytetarët apelojnë: “Mos na vrisni ëndrrën”.

Pjesë e organizimit të tubimit edhe një peticion drejtuar UEFA-s.

“Në kohën kur UEFA kërkon të zgjerojë futbollin në çdo shtet, dënimi i Skënderbeut do të sillte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, duke e detyruar padrejtësisht që gjithçka të rinisë nga e para.

Futbolli shqiptar falë mbështetjes së UEFA-s po i afrohet standardeve më të mira europiane,

Skënderbeu në gjithë këtë histori nuk është lakuar, por është skuadra që ka zbatuar pikë për pikë çdo rregull, duke krijuar një frymë pune vizionare, që shikon te ndershmëria sportive kushtin për të triumfuar në sport.

Skënderbeu për Korçën është gjithçka, ndaj dhe ne sot kërkojmë drejtësi, vlerësim të djersës së derdhur ndershmërisht në fushë nga lojtarët në vite dhe jo dënim! Skënderbeu nuk iu përket vetëm korçarëve, por është skuadra e gjithë shqiptarëve.

Në asnjë rast, në gjithë historinë e skuadrës, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lidhje me lojën e pandershme.

Na ndihmoni të ecim përpara në këtë rrugë europiane! Na jepni të drejtën dhe drejtësinë!”, theksohet në peticion.

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, kjo bazuar në pretencën e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, për fiksim rezultatesh.

Sipas kërkesës së tyre, drejtuar Komisionit të Apelit kërkohet një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet ndërkombëtare të skuadrës shqiptare dhe një gjobë prej 1 milion euro.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
    • Keta jane toça me duket!
      Pse, kush i pyeti tifozat e Juves e te tjere klube kur u morren masa nga uefa per trukim ndeshjesh.Ligji eshte ligj dhe spyet per endra.
      Ate ja kerkoni drejtuesve te klubit qe te kete kampionate endrash dhe jo endra me baste te luajtura sipas terezise se presidenteve!
      Po enderat e prishura te tifozeve te ekipeve te tjera,kush i paguan,apo ata sjane njerz me ndjenja!
      Vertet qe jeni toça kukulle!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *