Napoli do të duhet të provojë një përmbysje të rëndësishme të enjten, pas humbjes në takimin e parë të Europa League kundër Lajpcig.
E ndërsa Sarri me të tijtë janë duke menduar përmbysjen, pritësit nga Lajpcigu kanë vendosur ti bëjnë një pritje speciale trajnerit, duke u krijuar edhe një ambient për pirjen e duhanit, që është shumë e rëndësishme për të.
Siç ka zbuluar e përditshmja gjermane Bild, në Red Bull Arena është krijuar një ambient pranë dhomave të zhveshjes së Napolit, ku trajneri përpara ndeshjes mund tymosë, për të larguar stresin.
I njëjti burim zbulon se kjo është bërë me kërkesë të drejtuesve të skuadrës së Napolit, që duket se kanë paguar edhe për shqetësimin që i kanë krijuar skuadrës gjermane. Mësohet gjithashtu se për siguri do të fiken edhe sinjalizuesit antizjarr në atë zonë.
Takimi parë i Europa League mes Napolit dhe Lajpcig ka përfunduar me shifrat 1-3 për gjermanët.
a.s/dita

Inutile Maurizio! Resti a casa che e meglio!