Një ditë më parë lajmi se Sylvester Stallone kishte ndërruar jetë u përhap me shpejtësi jo vetëm në mediat botërore, por edhe ato shqiptare.
Njerëzit filluan të shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
E gjitha ishte një gënjeshtër dhe fatmirësisht Sylvester Stallone është gjallë.
Ai madje ka publikuar një video në Instagram teksa shfaqet me dy vajzat e tij, Sistine dhe Sophia në oborrin e shtëpisë.
Bashkangjitur videos, Stallone shkruan “Është kaq e mrekullueshme të kthehesh nga vdekja”. E si mund të ndihet një njeri që është bombarduar me lajmet për vdekjen e tij? e.r./dita

eshte vertet per te ardhur keq ,
kjo mani e njerezve (……..)
kjo Bote e mbushur me FAKE News
C’fitojne vall pas ?!