Kukësi bën ëndrrën realitet, kalon në raundin e tretë të E. League

redaktor

Kukësi përsërit Flamurtarin e famshëm të viteve 80-të. Në debutimin e saj europian, skuadra verilindore arrin të kualifikohet në raundin e tretë të Europa Ligë duke eleminuar dhe boshnjakët e Sarajevës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu siguroi kalimin në raundin tjetër, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e kthimit, ndërkohë që në ndeshjen e parë kishte fituar 3-2. Ekipi shqiptar bëri një ndeshje heroike në transfertë ku dhe pse kundërshtari ishte superior në lojë, arriti falë zemrës dhe forcës së karakterit të mbajë të paprekur portën e Halilit. Ky I fundit madje ishte heroi ndeshjes, jo vetëm për pritjet e realizuara por gjithashtu dhe për faktin se arriti të presë një 11-metërsh në minutën e 68-të. Skuadra kuksiane me këtë barazim kalon tashmë në raundin e tretë ku do të përballet me ukrainasit e Metalurg Donetsk.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *