Në hapësirat e Librarisë së Çarshisë, gjatë mbrëmjes së djeshme filloi festivali i parë shqiptar i llojit “Stand-Up Comedy”. Ky festival pasqyron një drejtim të ri të formatit në fjalë, si dhe thyen rutinën e zakonshme.
Ky festival, i cili do të jepet deri më 23 shkurt, mbështetet nga Ministria maqedonase e Kulturës dhe organizohet nga aktori Visar Etemi dhe Besfort Dulatahu, sipas ATSH.
Aktorë të ndryshëm nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria bënë për të qeshur publikun shqiptar, dhe duhet thënë se festivali në tërësi ofroi spektakël.
Hapjen e festivalit e bëri sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë, Valmir Aziri.
Aziri mbylli festivalin duke shprehur mirënjohje për aktorët e trevave shqiptare.
s.a/dita
