Ndihma ekonomike, mocion me debat për Ramën më 15 mars

Leda Hysa

 

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kërkesën e mocionit me debat për kryeministri Edi Rama për çështjen e ndihmës ekonomike, e cila do të zhvillohet më 15 mars.

Opozita akuzon ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kryeministrin Edi Rama për heqjen nga ndihma ekonomike të 20 mijë familjeve.

Kërkesa u depozitua dy ditë më parë nga demokratët në Kuvend, në kërkesën e të cilës nënvizohet se kemi të bëjmë me një përjashtim abuziv, “të bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale”.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e PD-së.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ndihmat sociale per shqiptaret i pagon BE nga taksat e popujve europjane ,Ku shkojne keto para ,ka dhe gjera te tjera abuzive me ndihmat e BE ,qe zhduken nga te gjithe qeverite e ketij tranzicioni post komunist ,.Me keqeardhje i dine te gjithe kapot si ne opozite dhe ne pozite ,por as edhe njere nuk e nxjerin koken e muhabetit ,tamam si me plehrat .????!!
    Mos u merzisni do dalin nje dite . Ju garantoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *