Dhuna ndaj Gjokës/ Vllaznia kërkon shtyrjen e ndeshjes me Luftëtarin

Ornela

Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia e kanë dënuar me vendosmëri dhunën e ushtruar sot ndaj trajnerit të ekipit të qytetit, Ernest Gjoka.

Klubi dhe Bashkia e konsiderojnë një akt të mirë menduar dhe të qëllimshëm sulmin ndaj Gjokës, duke parë edhe momentin e mirë që po kalon Vllaznia.

Në këto kushte, bashkia dhe klubi kanë bërë të ditur se do t’i kërkojnë FSHF-së që të shtyjë ndeshjen mes Vllaznisë dhe Luftëtarit.

Ja njoftimi i plotë:

Bashkia e Shkodrës dhe KF Vllaznia janë njohur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Fushën e Lëkurave, ku pas stërvitjes është goditur dhe kërcënuar me jetë trajneri i ekipit të parë Ernest Gjoka.

Menjëherë, trajneri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe të Klubit, kane komunikuar me Policinë e Shtetit duke i vënë në dijeni për ngjarjen si dhe duke u kërkuar zbardhjen e plotë të saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshëm, i cili nuk ka lidhje me qytetarinë e spikatur shkodrane, dënohet me vendosmërinë më të madhe nga ana e Bashkisë, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk përjashtojmë mundësinë e një prapavije të qëllimtë, ndoshta edhe të sponsorizuar por që mbetet në duart e organeve kompetente që të zbardhet plotësisht.

Aktin e goditjes dhe të kërcënimit me jetë me armë të ftohtë- thikë të trajnerit Gjoka, futbollistët, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodrës dhe tifozët e shumtë e konsiderojnë si goditje të qëllimshme, të mirëmenduar të dikujt/disave që duan të dëmtojnë Vllazninë në momentin e saj ndoshta më të mirë.

Në këto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kërkojnë FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftëtarin në Gjirokastër në një datë tjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *