“Kamp Nou” do të ndryshojë emrin

Ornela

Në një intervistë të dhënë për median ekonomike Bloomberg, Presidenti i Barcelonës Bartomeu zbuloi se klubi është në përpjekje me disa kompani për të ndryshuar emrin e stadiumit “Kamp Nou” me anë të sponsorizimit.

Impianti legjendar ka nevojë për rinovim dhe bordi i Barcelonës po mendon ta bëjë këtë duke përfituar të ardhura duke shitur të drejtën e emrit të tij.

“Kemi një bashkëpunim të mirë me Nike, Rakuten dhe Beko. Hapi i ardhshëm është rinovimi i stadiumit dhe jo vetëm kaq por edhe të përmirësohet zona rreth tij. Investimi shkon në 600 milionë euro, por ne po punojmë që sponsori të japë gjysmën. Gjysmën tjetër do ta mbulojmë vetë sepse jemi një klub i pasur. Këtë vit shpresojmë të arrijmë në 900 milionë të ardhura”, tha Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu

Bartomeu shtoi se objektivi i klubit është të arrijë 1 miliard të ardhura në vitin 2021. Por objektivi kryesor është investimi në akademinë e futbollit për të rritur lojtarë të rinj.

Share This Article
1 Comment
  • Keta jane ligjet e tregut, lum kush di te perfitoj per te vjele sa me shume te ardhura, te cilat po ne kete impiant do te shkojne.
    “Kamp Nou” e meritton nje investim te tille, eshte nje nga arenat me te bukura ne bote ne mos me e bukura me cfaqet magjepese qe ka dhene Barcalona ne vite e qe po jep me Messin qe te thy ne mes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *