Letra e tifozëve të Chelsea: Pse Conte duhet të qëndrojë…

DITA Online

 

“I dashur “Evening Standard” po të shkruaj për të shpjeguar përse Antonio Conte duhet të qëndrojë në krye të Chelsea.”

Me në sfond muzikën e Lucio Dalla, kjo ka qenë një letër e shkruar nga tifozët e Chelsea dhe e botuar në edicionin e datës 22 shkurt nga gazeta londineze, që shitet falas dhe ka 2 milionë kopje.

R.Farrell është kryetifozi që merr zemër nga ndeshje me Barcelonën për të kërkuar konfirmimin e trajnerit në stolin “blu”.

“Paraqitja thuajse perfekte kundër Barcelonës tregon arsyet përse Conte duhet konfirmuar në stolin e Chelsea. Isha i pranishëm në stadium të martën dhe atmosfera dukej e pabesueshme. Ajo që dukej më qartë ishte mbështetja e tifozëve për Conte me këngët e zakonshme në italisht. Ai zgjodhi taktikën perfekte dhe nëse shtylla nuk do të kishte ndalur dy herë Willian, atëherë Chelsea do të fitonte ndaj skuadrës më të fortë të Europës.”

Është e vështirë të mendosh se çfarë do të kishte ndodhur me një trajner tjetër, – vazhdoi letra. – Fraktura në marrëdhëniet me drejtoreshën Marina Granovskaia nuk është një sekret dhe e dimë që Conte mund të largohet në verën e ardhshme, por tifozët e adhurojnë dhe futbollistët besojnë te futbolli i tij. Drejtuesit duhet të bëjnë të pamundurën për të konfirmuar Conte.”

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *