Një fëmijë humbi jetën sot në mesditë në një aksident rrugor në Pogradec. Ngjarja ndodhi në aksin Tushenisht-Pogradec, ku Griseld Kaçori po lëvizte me biçikletë dhe është përplasur nga një automjet i tipit Crysler.
Fëmija ka marrë plagë të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga 15-vjeçari Xhoi Buzo, djali i ish-drejtorit të spitalit, Dritan Buzo
