Një nga njohësit më të mirë të Ballkanit, Bernd Fisher, ka kundërshtuar kryeministrin Rama rreth deklaratës së tij për të pasur president të përbashkët me Kosovën.
Sipas tij, kjo do të ndikonte në njohjen e Kosovës si shtet.
“Nuk jam i sigurt në çfarë konteksti është bërë ky koment, nëse kryeministri e tha me shaka, por nuk besoj se një president i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës do ishte në interes të dy vendeve. Pjesërisht kjo për faktin se do të nënvlerësonte përpjekjet e Kosovës për t’u njohur më shumë nga vende të ndryshme të botës. Besoj se të paturit një president të përbashkët do të shikohej nga shumë si një hap drejt destabilizimit“, tha ai.
Fisher gjatë një interviste për “Klan plus” ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë. Ai e cilësoi si tepër të rëndësishme votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Në mënyrë që Kosova të ketë progres në komunitetin ndërkombëtar, mendoj se është shumë e rëndësishme që ky shtet të normalizojë marrëdhëniet me çdo shtet fqinj dhe Mali i Zi nuk përbën përjashtim. Nëse kjo marrëveshje është e mirë apo jo, është çështje opinioni, por besoj se përballja e problemit është diçka e mirë”.
o.j/dita

ALPINI.
Z.Fisher mire qe nuk jedakort me presidentin e perbashket.Fliminderit Po pse nuk jepni nje mendim tjeter per bashkomin e kombit shqiptar.Gjermania si u bashkua.
Apo deshira ejuaj eshte qe Shqiperia te jete e ndare.Si mundet qe ne Europe tejene dy shtete me nje etni.
Fisheri duhet ta lexoje edhe nje here idene e Rames per te ardhmen e shteteve shqiptare. Per mendimi e Fish-it eshte keqdashes, as me shume e as me pak.
Shqipetaret si njerez bosh merren me thashetheme.
bota punon
Z, Fisher merni ilacet se nuk ndiheni mire