Karriera e Dario Srnas ka pësuar luhatje të mëdha. Kapiteni i Shakthar Donetsk dhe ish lojtari i përfaqësueses kroate është pezulluar me 17 muaj, për shkak se ka rezultuar pozitiv në kontrollet anti-doping.
Srna nuk luan që prej muajit shtator, kur dolën rezultatet e kontrollit të kryer në mars.
Ish-kapiteni i Kroacisë do të kthehet në gusht të këtij viti, sepse dënimi llogaritet që nga dita e dështimit në testin antidoping, duke u zbuluar se ka përdorur steroidin dehidroepiandrosteron.
Srna është 35 vjeç dhe mohon të ketë përdorur qëllimisht ndonjë substancë të ndaluar, por pranoi të mos luante më që prej shtatorit.
Kjo ka bërë që dënimi për të të jetë më i ulët, pasi Qendra Kombëtare anti-Doping e Ukrainës ka gjykuar se mbrojtësi, i cili ka zhvilluar 134 ndeshje me Kroacinë, duke shënuar 22 gola, ka pranuar se nuk ka dijeni për substancën dhe gjithashtu ka marrë përsipër përgjegjësinë.
s.a/dita
