Kukësi rigjen fitoren në fushën e saj, pasi ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Laçin në një ndeshje shumë të luftuar.
Skuadrës kuksiane i është rikthyer buzëqeshja, pas një suksesi të rëndësishëm përballë rivalëve të Laçit, falë një goli të shënuar nga gjeorgjianit Dzaria në minutën e 83-të të takimit. Skuadra e Laçit e luajtur pjesën e dytë me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq të Eskerda.
Me këtë fitore Kukësi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Flamurtarin.
Fitore arriti edhe Kamza që mundi Lushnjen në shtëpi 2-3. Miqtë nga Kamza shënuan të parëtnë minutën e 33 me Mehmetin. Çanka barazoi përkohësisht në pjesën e parë, ndërsa Kamza shënoi edhe dy herë të tjera me Raçiç dhe Plakun.
Në minutat shtesë të takimit, pas një gabimi të mbrojtjes Çanka shënoi edhe golin e dytë, por që ngeli vetëm për statistikë.
Kamza ngjitet në vendin e katërt me 32 pikë, ndërsa Lushnja afron gjithnjë e më shumë rënien nga kategoria.
a.s/dita

Ç’jane keto terma? Ç’domethene “derbi i veriut”? Kush paska te drejte te ndaje Shqiperine ne Jug dhe ne Veri? Me e pakta qe mund t’u thuhet ketyre njerezve eshte: “injorante” dhe nuk meritojne me shume. Turp te keni!