“Unë as nuk kam uruar fituesin dhe as nuk kam ngushëlluar humbësin, sepse unë thjesht nuk kam votuar.” Kështu e nisi Astrit Patozi intervistën e tij në Top Story me Sokol Ballën.
Patozi tregoi që e kishte kutinë e votimit poshtë zyrës, por prapë nuk ka votuar, edhe pse Olldashi ia kërkoi.
“Unë bëra një gjest dëshpërimi për shkak se në partinë time, në PD, nuk po zhvillohej një garë korrekte dhe unë thjesht nuk doja që të merrja pjesë në një proces që nuk ishte ashtu sic ne na takonte dhe kaq është gjithë ajo që unë mund të them për përfshirjen apo mospërfshirjen time në proces. Nuk ishte garë korrekte. Nuk ishte garë korrekte për shkak se fituesi ishte paracaktuar,“ i tha ai Sokol Ballës.
Ai përcaktoi 3 rrugë, që Berisha të rrinte në PD meqë statuti ia lejon; që ai të zgjidhte vetë pasardhësin si kryetar i dorëhequr por jo i dëbuar; ose që të lejonte garë për kryetarin e ri.
“Berisha nuk zgjodhi rrugën e dytë, zgjodhi rrugën e tretë që të kishte garë dhe që rivalët të dilnin në sipërfaqe dhe duke zgjedhur rrugën e tretë përcaktoi rregullat dhe mënyrën se si do zgjidhjej kryetari i ri i PD. Në fakt gabimi ishte i madh sepse u artikulua apo u tha në publik rruga e tretë, por u aplikua rruga e dytë.”
Patozi megjithatë iu shmang arsyeve pse ndodhi kjo:
“Unë nuk jam këtu sot që të bëj një analizë për arsyet se përse ndodhi sepse nuk kanë të bëjnë me mua. Jam këtu që të bëj një transparencë.”
“Pas këtij rrëfimi ajo që mund të pritet prej meje është që në një garë jokorrekte të them që kryetari nuk është legjitim,” tha ai, duke shtuar pak më vonë se “…ai është legjitim për një arsye sepse duke qenë i paracaktuar, duke qenë i përzgjedhur, ai do të fitonte ndaj cdo rivali sepse ishte parapëlqim i Sali Berishës dhe Berisha është një figurë shumë e vlerësuar dhe shumë e respektuar pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen nga PD”
Patozi ka përmendur edhe një “skuth” anonim që ka bërë ç’ka dashur me listat:
“[duhet bërë urgjentisht] normimi statutor i këtij standardi, përcaktimi i rregullave të garës, urgjent një bazë të dhënash i anëtarësisë së partisë që të mos kapemi më pa përgatitur dhe mos ngelin listat e një skuthi anonim që punon në bodrumin e PD që në një farë mënyrë ka bërë cfarë ka dashur me listat, por nuk ja vlen që të merremi me këtë histori, pavarësisht se edhe listat dhanë kontributin e tyre.”
Në fund, ai e ka përcaktuar veten të vetë-zhveshur nga funsksionet në PD e në parlament, për t’i hequr sikletin Kryetarit të ri që t’i ofrojë ndonjë post:
“Unë nuk do të jem më as nënkryetar i PD dhe as kryetar i grupit parlamentar. Nuk do të kandidoj për asnjë nga pozicionet ekzekutive të PD-së dhe pozicioni im parlament do të jetë jashtë cdo ofiqi parlamentar. Do të jem thjesht deputet i PD. S’do të kandidoj për asnjë ofiq parlamentar. Do të jem ushtar i përkushtuar i ekipit të PD në parlament dhe jashtë tij”
Patozi shpjegon se erdhi në Top Story, se Fevzo “na ka dalë pak armik” dhe Çim Peka po kërkon “lidhje me krimin e organizuar”:
“…erdha këtu se ku do të shkoja tjetër? Fevzo e para na ka dalë pak armik dhe e dyta ka shkuar me pushime të parakohëshme, ndonëse zgjedhjet nuk ishin të parakohëshme, Cim Peka kam parë që po kërkon lidhjet e krimit të organizuar me një pjesë të PD-së dhe i bie që është faji i Sali Berishës dhe PD-së që lejoi një përfaqësues të krimit të organizuar të garojë, sepse kështu i bie tani.”
Duke qenë që disa organe mediatike janë afër me kryetarin e ri Basha…
Astrit Patozi: Tani i vetëzhveshur, tani unë e kam më të thjeshtë sepse unë vij nga shtypi dhe tani e kam më të lehtë për t’iu përgjigjur në mënyrë ballore të gjitha atyre që do përpiqen të përfitojnë nga një deklaratë apo qëndrim politik transparent dhe krejtësisht në bindjen e lirë timen. Mund të ketë edhe analistë të thonë pse zgjodhe Top Channel.
Këtu erdhi dhe zoti Berisha…
Astrit Patozi: Unë s’kam pasur probleme për ballkonet mediatike. Fare. Unë vazhdoj ta konsideroj median si një mundësi që i jepet politikës për të shpërfaqur programin, pavarësisht nëse politika editoriale e medias është pro apo kundër forcës time. E dyta, erdha këtu se ku do të shkoja tjetër? Fevzo e para na ka dalë pak armik dhe e dyta ka shkuar me pushime të parakohshme, ndonëse zgjedhjet nuk ishin të parakohshme, Çim Peka kam parë që po kërkon lidhjet e krimit të organizuar me një pjesë të PD-së dhe i bie që është faji i Sali Berishës dhe PD-së që lejoi një përfaqësues të krimit të organizuar të garojnë, sepse kështu i bie tani. Ndaj erdha këtu pa asnjë lloj kompleksi.
Mund të kishit dhënë intervistë tek gazeta 55…
Astrit Patozi: E para ua di hallin, e dyta ua njoh stilin. Unë di mënyrën si funksionon një media dhe kjo është një çështje eksperience, nuk është dhunti e imja. E di që shumë prej tyre kanë fantazi të shfrenuar, por edhe unë vetë nëse do jem viktimë, sigurisht që edhe unë kreativ jam. Një gjë di, që Fahri Balliu do thotë që unë jam ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, më e pakta dhe pastaj një mori tjerash. Por meqë ra fjala tek reaguesit me pagesë dhe pa pagesë. Do i kërkoja miqësisht kryetarit të ri që të mbajë larg PD disa pengmarrës, gjobëvënës, të cilët vazhdimisht në vite për fatin tonë të keq i janë ngjitur PD dhe i kanë kërkuar pambarimisht dëmshpërblim që jo rrallë e kanë marrë për një shërbim që s’e kanë kryer kurrë. Unë nuk besoj që disa mbeturina mediatike përmirësojnë imazhin e PD. PD duhet të shpëtojë nga trafikantët e influencës. PD duhet të shpëtojë prej xhahilëve që kanë shpërdoruar pushtetin e saj, që i kanë dhënë kosto elektorale dhe në imazh. PD ka nevojë për një imazh të ri, fillim të ri të ecë përpara që në shtator.
Version word i plotë:
http://gazetadita.al/patozi-i-kundervihet-bashes-gara-nuk-ishte-korrekte-nuk-ka-me-vete-as-50-te-demokrateve/

jo ahuri i p d ju nuk reformoheni kure deri sa te keni berishen ju jeni te gjithe hiena qe ckyeni njeri tjetrin ….e mban mend arken me rush mbi te e tufa parash ndene te c deshe te beje deri sa te detyruan ti nxjeresh nga astari i zhaketes ju nuk ndreqeni fatkei per ata qe ju vine e nuk kuptojne qe ju po e shkateroni partine demokratike
kur ndonjeri nuk ishte dakord me kursin apo veprimet e Berishes ai behej pre e te gjitheve ju qe ishit prane tij. Ju suleshit SI HIENAT per ta denigruar vetem e vetem se keshtu donte PERANDORI, por asnjehere nuk e menduat me njerzillek se cfare po benit,derisa erdhi radha juaj.Tani ju dilni e flisni per gabimet,fajet apo krimet e tij,ju asnjehere nuk keni mbrojtur njeri tjetrin por vetem i keni bere amin KRIMINELIT.tANI DUHET TA KUPTONI se ju me veprimet tuaja e keni mbajtur gjalle diktatorin dhe se fjalet tuaja bien ne vesh te shurdher.Ju jeni te destinuar te perfundoni atje ku kane perfunduar paraardhesit tuaj.Por KUJDES se bisha e plagosur eshte teper e rezikshme,mbase mund tju rezikoje me shume nga sa e mendoni JU.
Tani e kuptoni qe keni ushqyer dhe majmeruar nepermjet korrupsionit qen zagare dhe jo qen fisnik .
Prandaj u shkermoqet si top me rere.
Sidoqofte per hir te burrerise mbahuni te forte si Josefina.
Une kishja mendim te pa levizshem per Patozin.Dicka po ndryshon ne drejtim te mire jo vetem tek ky politikan i Pd por do te shohim dhe te tjere qe do te flasin per te na dhene nje tablo te qarte se cka ndodhur brenda Pd. Ai po cfaqet shume i rezervuar .Eshte llogjike per situaten aktuale brenda Pd .Ai e njeh shume mire Saliun dhe jam i bindur se do ta gjeje kohen qe ti ktheje mbrapsh ate eloxhe qe beri per figuren e tije .
Une dhe kaq e pershendes .Interesi nuk eshte qe kjo pjese e politikes shqiptare te degradohet Askush nuk ka interes te katandiset si nje parti pa fryme e shprese.Jo pak kemi te tilla qe fryen e me pas bien si fiqte e Gushtit .
Saliu e mbylli karjeren e tije ne nje menyre qe pritej. Emerimi i Lulit ne krye te Pd me deshiren e Saliut eshte nje metode qe eshte perdorur gjithmone ne jeten politike shqiptare. Mungesa e kultures demokratike dhe pamvarsia personale ne grupet politike pjellin semundjen e servilizmit ndaj Demonet .Po keshtu beri dhe Nanua .Ngarkonte K/Ministra dhe i rezonte .Me Ramen nuk i eci .Eshte pikerishte morali personal qe ai nuk jejoi te behet pjese e lorave te Nanos. Ne Pd jam i bindur se shume politikan do luftojne per personalitet e do flakin njehere e pergjithmone sevilizmin per nje karrike te pa mertituar .