OKB, miratohet rezoluta për armëpushim në Siri

Dita

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi sot një projekt-rezolutë, ku bëhet thirrje për një armëpushim 30 ditor në Siri me qëllim lejimin e  ndihmave humanitare.

Një valë tjetër sulmesh ajrore ka goditur rebelët sirianë në lindje të Gutas të shtunën, duke vrarë të paktën 24 persona. Sipas një grupi vëzhgues në Britani numri i viktimave të kësaj jave ka shkuar në më shumë se 500, duke u përfshirë më shumë se 120 fëmijë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe dëshmitarët thanë se fushata e bombardimeve nga qeveria siriane dhe Rusia ishte e pandërprerë. Kjo situatë nuk i dha ekipeve të shpëtimit mundësinë të numëronin viktimat.

“Ndoshta ka shumë më tepër. Ne nuk ishim në gjendje të numëronim martirët dje, apo një ditë më parë pasi avionët luftarakë mbuluan qiellin,” tha Siraj Mahmoud, një zëdhënës i mbrojtjes civile.

Grupi monitorues tha se ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ajrore të luftës shtatë vjeçare që goditi Douma, Hammouriyeh dhe disa qytete të tjera.

Edhe pse nuk pati komente të menjëhershme nga qeveria siriane, duhet kujtuar që qeveria dhe Rusia kanë thënë më parë se janë në ndjekje të militantëve që të mund të arrijnë ndalimin e  sulmeve mizore.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *