Legjislacioni i ri polak që e shpall si antiligjore fajësimin e shtetit polak për veprimet e kryera në kuadër të Holokaustit ka provokuar debate shumë të mëdha në arenën ndërkombëtare.
Bashkimi Europian i ka kërkuar Polonisë që të anullojë ligjin për shkak se ai përmban frymë antisemitiste.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki shkoi më tej kur tha se gjatë Holokaustit kishte patur bashkëpunëtorë hebrenj po aq sa edhe polakë, një akuzë që duket se kërkon të rishkruajë një paradigmë morale që rrodhi nga Lufta e Dytë Botërore.
Është një moment kthese në rendion e vlerave të Europës, mes së cilës ka përherë e më shumë njerëz që nuk pranojnë më përgjegjësinë e krimeve të ndodhura gjatë Luftës II Botërore.
Situata duket shumë paradoksale për shkak se ndërkohë që ky debat zë fill në fakt në debatet e zjarrta të viteve ’70 të gjeneruara nga historianë si Ernst Nolte, ato morën tjetër tonalitet në vitin 2015 kur kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, deklaroi në prani të kancelares Merkel se Hitlerit ia kishte mbushur mendjen për vrasjen e hebrenjve myftiu i Palestinës, Haj Amin al-Hussein, një deklaratë absurde që u hodh poshtë aty për aty nga Merkel.
n.s. / dita

Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” kosovar “Skanderbeg”
Ne mars te 1944 kryekomandanti SS Heinrich Himmler me sugjerimin dhe kontributin e krymyftiut palestinez Haxhi Mohammed Amin al-Hysein vendosi te krijoje divizionin SS shqiptar dhe me vendimin e dates 17 prill u krijue me 1 maj 1944 ne Pej, Prizrend dhe ne Prishtine Arma Malore Divizioni SS „Skanderbeg“ nr.21 me 9.275 vete nga te cilet ne fakt u mbajten vetem 6500 tue perfshi edhe 300 shqiptar te kethyer nga divizioni SS i Bosnjes “Hanxhari”. Se bashku me oficerat gjerman te drejtimit divizioni arrinte 8500 ushtarak. Divizioni perbehej nga dy regjimente te kambsorise, nga regjimenti i altilerise, nji repart zbulimi, nji repart informacioni, nji repart tankesh dhe nji repart te rijsh. Pjesa ma e madhe e rekrutave ishin shqiptar musliman nga Kosova. Divizioni SS „Skenderbeg“ do tu perdorte nga nazistat ne Jugosllavi per luftime, keshtu gjate veres ai veproi ne Kosove dhe ne Maqedonine veriore jo si njisi ushtarake luftimi ne ndihme te gjermanve. Komandanti i divizionit Schmidhuber raportoi Berlinin se ne maj 1944 ai urdheroi krijimin ne Prishtine te Kampit te famshem te perqendrimit per te dyshimtit politik ku do te sherbejshin si roje pjestart e Divizionit shqiptar.
Mbas luftes dyte botnore Myftiun e kerkuen forcat nderkombetare si kriminel lufte, por ai arriti te ikte ne Egjypt ku gjeti strehim nga aleatet e tij Enver Sadati dhe Naseri, edhe keto pronazist. Kur mbreti i Jordanise Abdallah ibn Hussein I-re deshti te ia kalonte drejtimin e palestinezve nji tjetri, Myftiu shtini qe ta vritshin. Po per shkak kontradiktash Myftiu shtini te vriste nji tjeter lider palestinez, rivalin e tij Ragip Nashashibin. Myftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn arriti te behej nje nder drejtuesit kryesor dhe ma aktiv te Konfernces se Vendeve Islamike, ku sot Shqiperia asht pjestare. Edhe udheheqesi i mevonshem palestinez Jaser Arafat, qe ishte nipi i Myftiut nga e ama dhe njikohesisht adhuruesi i tij, vazhdoi lidhjet me Shqipnine.
Shikò ne Youtube « 1941 KryeMufti takohet me Hitlerin» https://www.youtube.com/watch?v=eVuIht_nzDU .
Shikò« PHOTOS AND DOCUMENTS » : http://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/ me foto te takimeve te Kryemyftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit me aktiv dhe nje nder drejtuesit kryesor te « Konferences Vendeve Islamike ». Lexo « ADOLF HITLER E IL MUFTI’ DI GERUSALEMME » http://www.kore.it/CAFFE/rosselli/hitler-mufti.htm .