Zvicra është vendi i ëndrrave për shumë njerëz nga e gjithë bota, për shkak të standardit të lartë të jetesës, mundësive të mira për punë, karrierë, bukurive natyrore dhe për shumë arsye të tjera.
Por a jeni kurioz të dini më shumë për Zvicrën, sidomos gjëra paksa të pazakonshme?
Këto janë vetëm disa nga kuriozitetet që do t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë, atë që njihet si vendi ku prodhohet “paraja” orët e shtrenjta apo si toka e çokollatës, djathit, etj.
Por më e rëndësishmja është se njihet si shteti më i sigurt në botë.
1. Nestle në Zvicër është kompania më e madhe ushqimore në botë.

2. Jo vetëm në Shqipëri ka bunkerë! Në rast se ndodh një luftë bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të vendoset 100% e popullatës. Gjithashtu, në rast lufte, autostradat zvicerane mund të shndërrohen në pista për ulje-ngritje për avionët. Madje nëse do të ishte kohë dimri, dëbora e rënë nëpër rrugë do të mund pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.

3. Pilotët e ushtrisë zvicerane nuk stërviten kurrë me shpejtësinë supersonike (shpejtësi më e madhe se e zërit) gjatë trajnimit. Kjo, sepse Zvicra është tepër e vogël që të arrihet shpejtësia e tillë. Nëse ushtria do që të testojë fluturimet supersonike, ajo ka nënshkruar një marrëveshje me Francën nëpërmjet së cilës i lejohet të hyjë në territorin e saj ajror për të arritur shpejtësinë.

4. Në Lozanë tatimi paguhet në bazë të sasisë së mbeturinave, domëthënë, nëse keni më shumë mbeturina do të paguani taksa më shumë. Nëse nuk përdoren kontejnerët e standardizuar (të ndara sipas llojeve të mbejteve) për të depozituar mbeturinat, ju madje mund të merrni gjoba ose dënime të majme.

5. Zvicra zë vendin e parë në botë për konsumimin e çokollatës. Mesatarisht çdo zviceran konsumon 23 kilogramë çokollatë në vit.

6. Arthur Conan Doyle ka qënë i pari që ka zbuluar sportin e skijimit në Zvicër.

7. Zvicra është shteti i parë në botë që konsumon më shumë pije joalkoolike!

8. Makinat në Zvicër duken të gjitha të reja. Dhe nëse do të pyesni veten si është e mundur kjo! Po ua shpjegojmë me dy fjalë, nëse shoferët nuk kujdesen për makinën, e lënë pa larë apo kanë ndonjë gërvishje diku, mos u habisni por ata mund të gjobiten dhe dënohen për këtë.

9. Por përvecse taksave dhe gjobave të larta, Zvicra e ka një të mirë, me një biletë ju mund të udhëtoni në transportin publik në të gjithë vendin, qoftë ky autobus, tren, anije, me teleferik, etj.

10. Zvicra nuk ka qënë në luftë që nga viti 1515.
11. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene!

12. 60 përqind e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.

13. Tuneli më i gjatë në botë ndodhet në Zvicër, “Gotthard Tunel” ka një gjatësi prej 57,1 kilometrash.

14. Në një lartësi prej 3.000 metrash mbi nivelin e detit, mbi humnerën 500 metrash në Zvicër është hapur ura më e lartë në Evropë “Titlis Cliff Walk”.

15. Zvicra njihet për alpet e saj, ndaj rreth 70 për qind e Zvicrës është e mbuluar me male, lartësia mesatare e tyre është 500-800 metra mbi nivelin e detit.

16. Në Zvicër ekzistojnë 74 male të cilat janë të larta mbi 4.000 metra mbi nivelin e detit.
17. Në Zvicër ekzistojnë më shumë banka se stomatologë, për çdo 1.600 zviceranë ekziston një bankë.

18. Një kuriozitet edhe për dizenjatorët e grafikës së Fontit (gërmave) forma e shkrimit “Helvetica” është krijuar në Zvicër.
19. Albert Einstein ka punuar si zyrtar në Entin zviceran për patentat. Madje mendja e tij prej gjeniu bëri që ai të vërtetojë teorinë e tij të relativitetit.
20. Nga prodhimi i përgjithshëm i qumështit, (rreth 3.5 milionë tonelata në vit) përdoret për prodhimin e djathërave.


Autorin nuk e mbaje mend.Por asht zviceran,ku nga ky shtet qe nuk ka dalje ne dete ka shpikur ELIKEN per lundrimin e anijeve ne dete e ku do.Interesohuni dhe do ia gjeni emrin.
8. Makinat në Zvicër duken të gjitha të reja. Dhe nëse do të pyesni veten si është e mundur kjo! Po ua shpjegojmë me dy fjalë, nëse shoferët nuk kujdesen për makinën, e lënë pa larë apo kanë ndonjë gërvishje diku, mos u habisni por ata mund të gjobiten dhe dënohen për këtë.
me të vërtetë e keni??
ma mer mëndja se bëni shaka ose ja fusni pordhës!!
kjo e dyta është më e mudëshme!!
askush nuk të dënon për pamjen e makinës tënde!aq më pak për larjen e saj!!
as për ndryshkun e makinës!nqs makina nuk ka ndryshk në strukturën qëndrore të sa,dh eky në një nivel të caktuar,ajo kalon testin shtetror!nëse ka!?atëherë duhet ta riparosh ose ta heqësh makinën!pra nëse nuk kalon testin atëherë nuk mund të qarkullosh me atë makinë!pra nuk merr gjobë,pr thjeshtë nuk mund ta mbash në qarkullim!!makinës i hiqet e drejta e qarkullimit në teritorin zvicerian!!asgjë më tepër!
nqs të ndalon policia dhe konstaton probleme në strukturën e makinës të detyrojnë të kryesh kontroll teknik,që është jashtë kontrollit rutinor!!gjë që mund të ndodhë jashtëzakonisht rrallë!!
15. Zvicra njihet për alpet e saj, ndaj rreth 70 për qind e Zvicrës është e mbuluar me male, lartësia mesatare e tyre është 500-800 metra mbi nivelin e detit.
kjo më duket pak e pabesueshme
shqipëria ka një lartësi mesatare praj 750 metrash dhe nuk ka asnjë mal mbi 3000m!zvicra si e thoni dhe vetë ka male deri gati 5000 m!!
pra me 60% pjesë malore me një pikë më të lartë prej 4634m dhe më të ultën 193m vështirë se mund të ket një mesatare prej 800 m,po marr më të lartën!!pra vetëm 50 m mbi shqipërinë që ndryshimin e nivelit e ka nga 2800 në 0!!