Një 38-vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Mashtrim”.
Në dosjen e Prokurorisë bëhet e ditur se ajo ka përvetësuar një shumë prej 900 mijë eurosh.
Historia daton që prej vitit 2016.
Olesia Duka është paditur nga shtetasi I.H. me të cilin ka njohje.

Prokuroria thotë se autorja e ngjarjes ka vazhduar të kryejë veprime në mbulimin e mashtrimit në shuma të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.
Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen Olesia Duka, me banim në Tiranë.
Gjykata ka vendosur sekuestron preventive për pesë pasuri të autores dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi 300 mijë euro.
Olesia Duka kërkonte shuma parash duke thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës.
Vlera e pakthyer arrin deri në 900 mijë euro.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë.
Duka është një person i njohur, pasi kishte marrë pjesë në disa fondacione bamirësie dhe klinika e saj në kryeqytet është ndër më të njohurat. Ajo përdorte famën, duke krijuar lidhje me biznesmenë dhe persona të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonte para.

Deklarata e prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë mundësoi zbulimin e një vepre penale të një shtetasje për mashtrim me vlera të mëdha financiare, deri në 900 mijë euro.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në 26 janar 2018 ka filluar procedimin penal nr. 143/2018, për veprën penale “Mashtrimi”, te parashikuar nga neni 143/3 i K. Penal në ngarkim të shtetases Olesia Duka banuese në Tiranë në dëm të shtetasit paditës I.H.
Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale Olesia Duka (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016.
Autori i veprës penale vazhdon të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.
Për këto arsye nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është caktuar masa e sigurimit arrest ne burg për shtetasen O.D. e datëlindjes 26.09.1980, me banim në Tiranë.
Nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar të dëmtuarit nga vepra penale, nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi treqind mijë Euro.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e autorit të veprës penale.
a.s/dita

qe nji femer kaq simpatike ,
ti lejoje vehtes dicka te tille ,
sinqerishte eshte per te ardhur keq .
Femer simpatike? Paske kohe pa ngrene pjeshka me duket!
Heeeeeeeeeeeeeee !!!
Kjo i ka hallall 1 miljon euro.Cfare eshte Vilma Nushi para kesaj qe i mori buxhetit te shtetit 140 miljon euro per chek-up dhe eshte e lire.
Sa ka kafshu mo
900 nga 1000
9 nga 100000
Apo i ka mare me radhe tan dyrrahun
Me 5 euru kafshimin
Duhet pasur kujdes se pas bukurisë së jashtme e tërgëllokut ,fshihet ana e brendëshme e shëmtuar kriminale e grabiqare e njerzve,shpesh paraqitja estravagante të zhgënjen.
ua paska shkulur dhembet mire, hahahhahahaha. Ve bast se ata qe i kane dhene para hua do jene te gjithe biznesmene meshkuj, aty tek te 50-tat, se kjo qenka klinike qe punon me veglat e botes.
isha taku ne itali vjet dhe kisha lon ,
per kte vit me bo dy dhemb !
s’e lan ene ket vit te lire , Olin !
shifeni sa e mir eshte .shpirt njeriu .
yyyyyyyyyyy kapterra te poshter ,
donit t’jua bote pa pare eeeee !
I LUMTE DUMKA……!!!!!!!!!!!!!!
E bukur si yll por e shemtuar si djalli vet pise mashtruese e degjenerume. Tani do paguaj mbrapsht te gjitha ! He biruc e ka vending !
Sa te bukur te ka bere Zoti moj aman ,,,,,,
Hallalli pac dhe mohojua atyre kollovareve qe ti kane dhene.
Kjo nuk ja u mori me zor. ,,
Kishin pa I dhane,,,,,,
A te me kish bere dhe mua Zoti kaq te bukur.si kjo ,pa.do me.shifnin kollovaret ,po mos isha bere biznesmenja me.e famshme e Shqipfolesve ,po ngela.duke I rene dybekut gjithe.diten dhe vi era dhi dhe lope.dhe sma var.asnje. ,,,,,,,,,,,,,
Manushaqe ,
aman c’po bohet nji kshtu !
hahahahahahah ,,,,