Alibeaj: Askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi mënyrën si u zgjodh Basha

anazapta

Tashmë është zyrtare. Në PD, zgjedhja e kryetarit të ri ka krijuar dy grupime: ata që thonë se Basha fitoi në mënyrë të padiskutueshme dhe ata që flasin për favorizim të tij përballë Olldashit dhe garë të manipuluar.

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë se askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi mënyrën e zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së. Në një intervistë për Ora News, Alibeaj thotë se rezultati ishte një mesazh i fortë drejtuar demokratëve.

“Askush nuk mund të hedhë hije dyshimi për mënyrën demokratike  se si u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike”. Ai shprehet se demokratët vlerësuan jo vetëm kandidatët, por votuan mes atyre që ishin pjesë përbërëse e administratës  politike dhe partiake të PD-së dhe që ishin pjesë e përgjegjësisë për humbjen më 23 qershor, si dhe atyre që nuk ishin pjesë e përgjegjësisë dhe që  u prezantuan si opsion për ringritjen e demokratëve.

Në lidhje me deklaratat e Olldashit pas daljes së rezultatit dhe Astrit Patozit në një intervistë mbrëmë në Top Channel, Alibeaj thotë se pretendimet e tyre për fitues të paracaktuar duhet të bazohen në fakte dhe jo në indicie personale. Ish-ministri i Drejtësisë thotë se PD duhet të ristrukturohet për t’u kthyer në një opozitë të fortë.

Alibeaj nuk ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe duket se me mbështetjen ndaj Bashës po përpiqet të fitojë besimin e tij.

 

Share This Article
2 Comments
  • nuk ka nevoje per koment ky i ka thene te gjitha drejt analist shume i shqyer turp per keto dallaveraxhij eshte kohe humbur te komentosh per keto shushunja,servile,e sharlatane.

  • alibeaj asnje shqiptar i majte apo i djathte nuk ka fije dyshimi se procesi i zgjedhjes se bashes ishte i parregullt, por jane te sigurte qe nga fillimi deri ne fund qe i ishte i manipuluar……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *