Zbulohet lidhja mes gjatësisë trupore dhe rrezikut të kancerit pas menopauzës

anazapta

Femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri. Studiuesit amerikanë thonë se për çdo 10 cm rritje të gjatësisë, rreziku i shfaqjes së kancerit rritet me 13 për qind.

Studiuesit e Yeshiva University ngulin këmbë se janë më shumë llojet e kancerit që lidhen me gjatësinë se sa ato që lidhen me peshën.

Llojet e kancerit që kanë lidhje me gjatësinë trupore janë ai i gjirit, i zorrëve, i veshkave, i vezoreve, i zorrës së trashë, tiroides si dhe melanoma (kanceri i lëkurës).

Eksperimenti që qëndron në bazë të studimit në fjalë ka në qendër femrat e moshës 50-79, gjendje e të cilave u monitorua nga viti 1993-1998.

Në nisje të testimit, atyre i bënë pyetje në lidhje me aktivitetin fizik si dhe u matën gjatësia dhe pesha e tyre. Testimet e përvitshme treguan se për çdo 10 cm rritje të gjatësisë, rritej me 13 për qind rreziku i kancerit. Në mënyrë specifike, rreziku më i madh (deri në 17 për qind) ishte ai i melanomës, kancerit të vezoreve, gjirit apo zorrëve.

Përfundimet e studimit u publikuan në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *