VIDEO: E moshuara në mes të ujit…

DITA Online

 

Prej vitesh, Qeriba Lazemetaj e kalon jetën e rrethuar nga uji.

74-vjeçarja jeton në një shtëpi në lagjen “1 maji” në Vlorë dhe të vetmet që i bëjnë shoqëri të pashqetësuara nga uji janë pulat.

Sa herë bie shi, rreth shtëpisë formohen pellgje të cilat kërkojnë kohë që të thahen.

“Unë këtu jetoj vetëm, pasi nuk kam njeri tjetër. Për situatën nga uji jam ankuar në bashki vitin e kaluar, por nuk më dhanë zgjidhje”, shprehet 74-vjeçarja.

Të dy djemtë e Qeribasë i kanë vdekur.

Ajo jeton me pension prej 25 mijë lekë në kushte të këqija, por ndihma më e madhe që ajo kërkon sot është një autobot dhe një zgjidhje përfundimtare për të shpëtuar nga uji.

“U shtrova në spital nga ftoma, na hëngri ujët. 15 vjet unë po jetoj kështu. Vetëm kërkoj një shtëpi”, thotë Qeriba Lazemetaj./TCH

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *