Ecclestone zbulon prapaskenat: Ferrari po krijon një “Formula 1 alternative”

DITA Online

 

Pak kohë më parë, Bernie Ecclestone pati hedhur idenë e një kampionati alternativ të Formula 1, por në rast se Ferrari vendos të largohet nga ky sport pas kërcënimeve të presidentit Sergio Marchionne, ky kampionat mund të bëhet realitet.

Ish-pronari i garave të automobilizmit ka rrëfyer se drejtuesit e “kokëkuqes” janë duke kryer bisedime sekrete me pronarë të makinave të tjera për ta bërë realitet këtë gjë.

“Marchionne ka patur disa bisedime kohët e fundit. Më vjen keq për Liberty Media që nuk i merr seriozisht fjalët e presidentit të Ferrarit për largimin nga Formula 1. Nuk besoj se Marchionne flet kot, pasi e njoh mirë. Nëse vendos të bëjë diçka, vijon në rrugën e tij”, tha Ecclestone.

Më tej, ish-pronari shton: “Është e thjeshtë, Formula 1 është Ferarri dhe Ferrari është Formula 1. Njerëzve nuk u intereson të shohin makina të zakonshme në këtë sport, të shohin një garë pa Ferrarin në startin e saj. Nëse makina italiane vendos të largohet dhe tërheq pas vetes makina të tjera, për Formula 1 është fundi. Faktori ekonomik është i rëndësishëm në këtë sport, ndaj Liberty Media duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët me makinat kryesore të këtij sporti, në të kundërt rrezikon të dështojë”, tha Ecclestone.

Makina Ferrari e Sebastian Vettel

Kontrata aktuale e Ferrarit me Formula 1 skadon në vitin 2021 dhe deri atëherë shpresohet që palët të gjejë një zgjidhje. Liberty Media kërkon të ulë kostot e këtij sporti, por po has në pengesën e skuadrave kryesore, kryesisht të Ferrarit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *