Ndeshja midis Osmanlisporit dhe Antaliasporit përfundoi me një barazim pa gola.
Rastin më të mirë të sfidës e kishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, që shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 55-të të sfidës.
Goditja e Cikalleshit shkoi shumë lart traut të portës, duke i hequr kështu mundësinë për të fituar ekipit të tij, që mbetet në vendin e parafundit në renditje, me 20 pikë.
Krahas penalltisë, sulmuesit i është anuluar një gol i rregullt, të cilin e goditi pasi e kapi atë me gjoks.
Por, sipas arbritit topi u kap me dorë nga futbollisti.
Ndërkohë nga pamjet filmike dallohet qartë që topi është prekur vetëm me gjoks.
s.a/dita
