Vala e ftohtë që vjen nga Rusia do të zbresë në Mesdhe. Era e quajtur “Burian” do të jetë përgjegjëse për uljen ekstreme të temperaturave që do të prekë gjithë Evropën.
Kjo erë e “akullt” vjen nga Siberia dhe shoqërohet me një të ftohtë të acartë duke shkaktuar stuhi të vërteta dëbore dhe erë që godet me dhunë. Shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 100 km/h, aq sa të mund të çoj në reduktime drastike të shikimit.
I ftohti marramendës që do të pushtojë Evropën për 72 orët e ardhshme, duke i zbritur temperaturat në minus 10 gradë celsius, është një ngjarje e rrallë historike pasi nuk ka ndodhur kurrë që një event i tillë meteorologjik të zbresë në këtë lartësi gjeografike.
Bazuar në parashikimet e Shërbimit Metereologjik Italian, kulmi i të ftohtit do të mbërrijë natën ndërmjet të dielës dhe të hënës. Ndërkaq qeveria italiane ka parashikuar pezullimin e mësimit për datat 26 dhe 27 shkurt.
Autostrada Italiane do të mbyllet ditën e nesërme, pasi siç thuhet në raport, “Burian” e ka bërë tashmë të qartë se do të sjellë një situatë serioze.
l.h/ dita

Fatmiresisht, ne Shqiperi asgje nuk ndodhi nga kjo dukuri, thjeshte ra bore ne viset e saj, e cila mund te perkthehet ne begati stinore dhe pergatrje per prodhime te mbara gjate muajve te veres!
As ne Greqi nuk u ndie kjo ere “ujkonje”. Ne Athine patem dite me diell dhe tek-tuk pak ere.