Ministria e Financave ka në dorë ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve, për pensionistët në fshat.
Sot, fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni.
Në rast se ata do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, ndryshimet e ligjit parashikojnë që paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit, do të jetë 14 mijë lekë.
Në rast se fermeri zgjedh të paguajë kontribute sa i vetëpunësuari në qytet, pra, 76 mijë lekë në vit, pensioni do t’i llogaritet mbi pagën minimale.
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, në një intervistë të dhënë për ‘Panoramën’, tha se ndryshimet nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa do kontribuojnë për pensionin e tyre.
s.a/dita
