Video/ Pamjet e arrestimit të dy vrasësve të dyshuar të Memli Begallës

Ornela

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e dy vrasësve të dyshuar të biznesmenit Memli Begalla. Ata janë Denis (Alban) Demiri 43 vjeç dhe Ardian Serezi 49 vjeç.

Dy të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksionit të organizuar të Policisë së Tiranës të koduar “Triss”.

Sipas uniformave blu, Denis Demiri është ekzekutori direkt i Memli Begallës. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e policisë është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, policia nuk bënë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin, apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

o.j/dita

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *