Rakipi-Rehovica, Administrativja shpall moskompetencën

Ornela

Gjykata Administrative ka shpallur moskompetencë lidhur me padinë e ngritur nga ish-deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica për sa i takon heqjes së mandateve të tyre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjykata Administrative e ka dërguar padinë e ish-ligjvënësve pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, në Tiranë.

Rehovicës nga radhët e LSI-së dhe Rakipit nga ato të PDIU-së iu hoq mandati pas kërkesës së Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak se kishin fshehur në vetë-deklarimin e tyre disa vepra penale për të cilat ishin dënuar në të kaluarën.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *