Një i moshuar në gjendje të dehur (fillimisht u raportua se ishte plagosur nga dikush tjetër), ka tentuar vetëvrasjen pranë ish-këndit të lojërave “7 xhuxhat” te Rruga e Elbasanit.
I moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka prerë me thikë damarët e njërës dorë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.02.2018, rreth orës 20.15, në rrugën e “Elbasanit”, dyshohet se shtetasi F.S, rreth 58 vjeç, banues ne Tirane, nen efektin e alkoolit ka prerë damarët e njërës dorë me thikë.
Shtetasi F.S është transportuar menjëherë ne spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli fizik i bere nga policia ju gjet ne xhep thika me të cilën ka prere damarët e dorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
a.s/dita
