Selman Stërmasi cilësohet si një nga më të shquarit e historisë së sportit shqiptar.
Në këtë foto të rrallë të nxjerrë nga botimet e hershme të gazetës Sporti Shqiptar, shihet Stërmasi gjatë një kërcimi së larti.
Megjithëse i njohur gjerësisht si futbollist, në 1934 ai doli kampion në kërcim së larti me 1.71 m.
Stërmasi është lindur në 9 maj 1908 në Tiranë dhe u diplomua në 1928 në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës.
Gjatë viteve 1930-1938 në shtatë sezone futbollistike, ai u shpall gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin “Sport Klub Tirana”.
Nga 1944 në 1946 ishte trajner i “Sport Klub Tiranës”, nga ku u largua në mënyrë demonstrative pasi kundërshtoi vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga “Sport Klub Tirana” në “17 nëntori”.
U nda nga jeta në 9 nëntor 1976 pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka.
Në 26 maj 1993 Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që stadiumi “Dinamo” të emërohet stadiumi “Selman Stërmasi”.
n.s. / dita


Selman Stermasi eshte zemra e SK Tirones. Per te gjithe ne tifozet e kesaj skuadre mbetet legjendar.