Një makinë ka marrë flakë në mes të Tiranës.
Një mjet tip ‘Smart’ është djegur në unazë pranë urës së Tabakëve.
Makina ka marrë flakë në pjesën e pasme dhe siç shikohet në foto, në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm policia, ndërsa zjarrfikëset nuk kanë ardhur.
Ka pasur edhe shpërthime nga zjarri, sakaq është bllokuar qarkullimi në zonë.
l.h/ dita
