Tre objekte kulti të besimit islam do të nisin së shpejti të restaurohen në Berat.
Përgjatë këtij viti do të nisë zbatimi i disa projekteve restauruse, në tre prej objekteve të kultit në Berat. Konkretisht, objektet e kultit janë; Xhamia Mbret, Xhamia e Beqarëve dhe Teqja e Helvetive.
Projektet do të realizohen nga IMK, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim TIKA.
Xhamia Mbret është një nga objektet më të rëndësishme të kultit islam në qytetin e Beratit, si dhe është monument kulture i kategorisë së I. Ndërtimi i saj daton në shekullin e XV-të, dhe vazhdon me disa faza deri në shek. XIX.
Teqeja Helvetive është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1781 dhe mban statusin e Monumentit të kategorisë së I. Tavani i dekoruar i këtij monumenti cilësohet si një nga tavanet më të bukura të dekoruara prej druri në Ballkan. Ambienti kryesor i monumentit është i dekoruar me pikturë murale si dhe ka një mafil me strukturë druri.
Xhamia e Beqarëve është ndërtuar nga i biri i Ibrahim Pashë Vlorës, Sulejman Pashë Vlora në vitin 1827. Xhamisë i janë bërë ndërhyrje pas Luftës së Dytë Botërore në vitet ‘40 dhe ’50, ndërsa në vitet 1968 dhe 1978, xhamia i është nënshtruar ndërhyrjeve të thella restauruese. Projekti i restaurimit të kësaj xhamie mbështetet mbi një analizë të thellë historike dhe arkitektonike duke shfrytëzuar të gjithë materialet arkivorë dhe bibliografinë mbi këtë monument. Veçantia e këtij monumenti janë pikturat murale në fasadë që datojnë në të njëjtën periudhe me ndërtimin e vetë objektit.
Punimet restauruese të parashikuara për të trija këto objekte kulturore konsistojnë në:
– Konsolidimin strukturor të monumentit
– Restaurimin e çatisë
– Punime konservuese/restauruese të ambienteve të brendshme
– Restaurimin e elementëve të dekorit
– Instalimin e sistemit elektrik dhe sistemit të ngrohjes.
Këtij proçesi i ka hapur rrugën marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nga Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe z. Skënder Bruçaj, që parashikon ndërhyrjen restauruse të 5 monumenteve kulturore të besimit islam.
Restaurimi i këtyre tre objekteve ka si qëllim nxjerrjen në pah të vlerave të trashëgimisë kulturore të vendit.



s.a/dita

SKANDAL I CMENDUR!
Jemi shtet laik dhe shteti nuk ka asnje te drejte te shpenzoje miliona per ato!
Kuj i moren leje keta sundimtaret hovarda qe e bejne lekun e popullit rrush e kumbulla?
Ne cilin ligj,se Kushtetuta jo se jo,u bazuan keta cuba per te shpenzuar miliona per fete?
Kete e bejne vetem per interesa e propagande elektorale,se ish komunat e Tiranes nuk kane marre asnje investim keto 28 vjet nga shteti dhe shpenzohen hovarda per sheshin Skenderbej!
Turpi ju mbulofte te gjitheve!
Furnizoni keshtu edhe ISIS-in meqenese paskeni kete mendje!
Allahu Ekber