E premte e përgjakshme në Egjipt, 70 viktima

anazapta

Mbi 70 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë protestave masive të së premtes në Egjipt, ku në rrugët e qyteteve të ndryshme dolën qindra mijëra qytetarë në protestat rivale që thirrën ushtria dhe Vëllazëria Myslimane.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se  numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi spitalet e vendit janë të stërmbushur me pacientë të plagosur nga protesta që mund të jetë më e dhunshmja që nga rrëzimi i presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi më 3 korrik.

Vëllazëria Myslimane ka lajmëruar se nuk do të tërheqë “protestat paqësore” edhe pse qindra lajmërohen të jenë të plagosur nga përplasja e demonstruesve me forcat ushtarake, gjatë të premtes mbrëma dhe të shtunën në mëngjes.

Ushtria dhe policia thuhet se ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pro-Morsi në paralagjen e Kajros, Nasr City.

Demonstratat më të mëdha kundër Morsit ishin organizuar në sheshin Tahrir të Kajros dhe Aleksandri.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por televizioni arab Al-Jazeera lajmëron se të paktën 120 veta janë vrarë nga të dyja kampet, pro dhe kundër Morsit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *