Tre orë në këmbë në dëborë, Forcat e Armatosura shpëtojnë gruan e izoluar në Kukës

entela

Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj në fshatin Tejdrinë të njësisë administrative Ujmisht në bashkinë e Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trëndafile Miçi, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë  trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë.

Për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës.

Pas marrjes së 38-vjeçares, efektivët e transportuan me barelë deri te mjeti i rëndë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, nën kujdesin e mjekëve. e.r./dita

Share This Article
5 Comments
  • Bravo cunat. Nje pyetje per ministrine e mbrojtjes: ju duket normale qe ushtaret te mos kene doreza? Jeni ne vete apo jo?

  • Po i ftoni dhe keta neper emisione se jane heronj te vertet..bij nenash….hallall buka ….po ku kane sy gazetaret per kesisoj njerezish…o tempo o mores….

  • Po i ftoni dhe keta neper emisione se jane heronj te vertet..bij nenash….hallall buka ….po ku kane sy gazetaret per kesisoj njerezish…o tempo o mores….

  • Kaq keq qenka ministria e mbrojtjes per kater snowmobile qe ecin ne bore dhe kete rruge ata mund ta benin per 10-15 minuta edhe ushtaraket nuk rrezikohen dhe pacjentja shkon me shpejt ne spital

  • Qe te shkosh si i ftuar ne emisione duhet te jesh ose hajdut ose kurve ose te dyje bashke politikan deputet.
    Bravo qunave shpetuan jete njeriu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *