Futbollisti i Manchester United, Ander Herrera, rrezikon të dënohet me 4 vite burg, për shkak se akuzohet për trukimin e një ndeshjeje, në kohën kur luante në “La Liga”.
Prokurorët spanjollë kanë kërkuar që futbollisti të dënohet me 4 vite burg. Nëse vendimi do të jetë përfundimtar, atëherë mesfushori spanjoll nuk do mund t’i shpëtojë burgut, pasi dënimi me 4 vite heqje lirie nuk mund të pezullohet.
Lojtari i “Djajve të kuq” akuzohet se në maj të vitit 2011 stisi një ndeshje, në takimin midis Zaragoza-s dhe Levante-s.
Hetuesit mendojnë se nuk dha më të mirën e tij qëllimisht te Zaragozza, dhe kështu arriti të ndikonte në humbjen e skuadrës.
Gjithashtu mesfushori rrezikohet të dënohet, për të mos luajtur futboll, me gjashtë vite. Nën hetim për këtë skandal janë edhe 35 persona të tjerë.
s.a/dita
