Bomba në ambasadën sovjetike, të afërmit e të dënuarve ngrenë padi në gjykatë

DITA Online

 

Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.

Në fakt, pushkatimi i grupit të intelektualëve ishte realizuar në urën e Beshirit një ditë para këtij vendimi, pasi u lidh nga regjimi me të ashtuquajturën “ngjarja e bombës në ambasadën sovjetike”.

Për këtë arsye, Hyseni dhe të afërmit e të pushkatuarve dorëzuan 67 vite pas kësaj masakre, një kallëzim penal, duke kërkuar nga Krimet e Rënda të hetojnë për gjenocid.

“Sot jam 67 vjeç. Kur u linda në internim në Vlorë e kërkoja babain. Kur u bë babai im në moshën time e quaja si vëlla. Tani që jam 67 vjeç më duket sikur më pushkatuan djalin”, shprehet mes lotësh Hysen Shehu.

Kallëzuesit shprehen se, përveç 22 të pushkatuarve, regjimi internoi edhe familjarët e tyre.

“Kur një i burgosur kërkon ndjesë që ishte vet i dënuar, po këta që janë sot në pushtet? Asnjëri nuk ka kërkuar ndjesë. Dhe më e keqja, asnjë qeveritar nuk e ka ditur që në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit janë të varrosur 22 intelektualë”, tha më tej Hysen Shehu.

Hedhja e një sasie dinamiti në oborrin e ambasadës sovjetike, sot Ministria e Arsimit, u pasua me arrestime masive në kryeqytet, e më pas edhe me pushkatimin e intelektualëve, që u konsideruan nga regjimi si pjesë e një grupi, pavarësisht se ata nuk kishin njohje me njëri-tjetrin./TCH

a.s/dita

Share This Article
5 Comments
  • sado e trishtueshme te jete kjo histori
    fakti qe kane kaluar 27 vjet e ben kete
    akt te vonuar nje loje te ndyre..

    mbasi keni marre dhe kestin e dhjete si te ppolitike
    tani ju fru me be gallate me te vdekurit tuaj

    me vjen keq qe sa po kalon koha aq me te zinj po duken keto njerez pa din karakter…

    sumelepirja e ketyre SHEHLEREVE ndaj atij qe do varte ne litar hysen shoshorin eshte bajate eshte kriminale

  • KJO ISHTE VEPER KRIMINALE E KULCEDRES ENVER HOXHA QE E KA PIRAMIDEN E TIJ FAMEKEQE NE MES TE TIRANES

    Edi Rama prishi sheshin Skenderbej edhe ajo cka kishte mbetur e bukur nga Italia duke e transformuar ne nje varreze te shemtuar guri dhe betoni, shkaterroi Stadiumin Kombetar te Gherardio Bosio-s, po kerkon te prishe Teatrin Kombetar me propagande te shfrenuar komuniste i yshtur vetem nga lakmia per te fituar leka, ka vene ne perdorim gjithashtu propaganden me te sofistikuar te servilit te tij Erion Veliaj qe po perdor nje demagogji si ajo e Gebelsit te Hitlerit:

    HIDH NJE GENJESHTER NE MEDIA SE PER DISA ORE BEHET E VERTETE SEPSE NJEREZIT DUAN TE SHIKOJNE ATE QE U SERVIRET

    por:

    As Edi Rama dhe as ciraku i tij Erion Veliaj nuk kane menduar asnjehere deri tani qe mbajtja e Piramides se Enverit ne mes te Tianes ne krah te Kryeministrise dhe perballe Kuvendit Popullor perben ne vetvete nje krim shteteror per nje vend qe kerkon antarsim ne BE dhe se do te vije koha qe pushteti do te duhet te spjegojne viktimave te Enverit dhe Nexhmijes:

    PSE KETA FANATIKE ME PUSHTET E MBROJNE ME KAQ PASION DHE FORCE PIRAMIDEN E ENVERIT DHE PSE INVESTOJNE PAPUSHIM FONDE PUBLIKE SI NJE FYERJE SHTETERORE PER VIKTIMAT E KOMUNIZMIT?

    Argumentat e tyre deri tani kane qene qesharake dhe dallkauke ne shumicen e rasteve duke shikuar se sa lehtesisht po shkaterrojne vepra kulture te identitetin tone kombetar me argumenta idiote:

    KESHTU DO TE JETE ME BUKUR!???

    Por ne nuk duam BUKURINE sipas trunit te Edvinit apo te Lali Erit te tij servil, ne duam Tironen e vjeter te Gherardo Boso-s me materialet e vorfna ashtu sic i kishte projektuar ai, sepse ne jemi ata qe paguajne taksat dhe tatimet dhe ne kemi te drejte te kundershtojme Mafien Lakmitare te Enverit per te shkaterruar identitetin e Kryeqytetit tone me nje te levizur te dores vetem e vetem per te bere disa leka te shpejta.

    PSE EDI RAMA DHE ERION VELIAJ PAS TIJ PO JUSTIFIKOJNE SHKATERRIMIN E TIRANES ME PROGANDE SE JANE VEPRA FASHISTE?

    Kjo spjegon mese miri pse Edi Rama nuk ka kerkuar asnjehere falje per krimet e Enverit dhe te Partise se tij kriminale qe mbushen lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni, qe dekoron xhelatet dhe kriminelet e Enverit me medalje trimerie, qan e vajton si kukumjacke pylli per LANC-in komunist kriminal dhe feston me buje datat e zeza te historise se sollen MURTAJEN bolshevike ne Shqypni,

    prandaj:

    Edhe intelektualet properendimore qe Enveri i vrau dhe i masakroi me liber shpie duke sajuar bomben e hedhur nga Mehmeti ne ambasaden sovjetike ne Tirane ne vitin 1951 jane varrosur tek varrezat e xhelateve te Enverit dhe te LANC-it te tij kriminal jugosllav si nje cudi tipike shqyptare dhe si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes

    KESHTU NDODH KUR SHTETI DHE PUSHTETI JANE SI MESALLA ME DY FAQE.

  • Ore i nderuari fatekeq.Ke shume te drejte te kerkosh zbardhjen e ngjarjes te hedhjes te nji bombe e cila nuk kishte te nevojshme te perdoreshin 22 duar per nji hedhje.Po c’ti bash asaj katrahure teper negative me pasoja shkaterruese ndaj te pafajshemve qe moren pushkatimin dhe shume te tjerve qe hangren burgun dhe interrnimin.Kerkesen mos ia kerko ketyre sot qe jane me moshe shume ma te vogel se e ytja.Duhet te dish ti bish deres qe mban ngarkesen e fajit,te krimit.Jam simpatizant i clirimtares.Por ketu pushtetaret e asaj kohe e kane dhjere e qelbur ku s’vete ma.

  • Keto jane budallalleqe te medha qe bejne keta njerez sot. Megjithate seicili kerkon, po e mori e mori, bile ben dhe hipokritin, qan per te vdekurit para 70 vjetesh! Po ç’duhet te bejne ata te aferm qe Sali Berisha u vrau baballaret ne mes te bulevardit, ne mes te dites dhe pastaj i shau? Qe Lulezim Basha u drejtoi plumbat dhe sot birbilon?! Qe Fatmir Mehdiu i hodhi ne ere per interesa vetjake dhe sot na ben politikanin?! Keta vrases jane te gjalle perballe dhe viktimat i shikojne u s’u bejne dot gje, nders kjo historia qe tregoni ju ka 70 vjet dhe ata qe i vrane kane vdekur, kujt ja kerkoni te vdekurve apo doni ndonje para nga taksapaguesit qe jane femijet qe u vrau baballaret Saliu?! Hipokrizi makabre. I keni vene njerezit te hane njeri tjetrin dhe na flisni per liri e demokraci. U duket sikur nje dite edhe ju nuk do vdisni por do rroni sa firauni. Te pa shpirt tregohi, ne vend qe te jepni e merrni dashuri midis njeri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *