Elis Bakaj është një nga lojtarët më të spikatur të Kukësit dhe të kampionatit shqiptar. Forma e mirë e treguar prej Bakajt dhe eksperienca e tij me Kombëtaren e Shqipërisë, e në shumë klube të huaja si RNK Split, Çernomorets, Dinamo e Bukuresht, ka bërë që ai të bjerë në sy të disa ekipeve të huaja.
Futbollisti Elis Bakaj së fundmi duket se është në synimet e klubit bjellorus FC Shakthor Soligorks. Përfaqësues nga Bjellorusia po negociojnë me menaxherin e lojtarit dhe drejtues të klubit për të blerë kartonin e Bakajt, shkruan Panorama Sport.
Bëhet fjalë për një shumë prej 120.000 mijë dollarësh që është në tryezën e Kukësit dhe, nëse marrëveshja arrihet, atëherë Bakaj në prill do të largohet nga Kukësi.
Përveç Kukësit financiarisht do të përfitojë edhe lojtari, i cili do të ketë dyfishin e rrogës që merr aktualisht. Ai do të paguhet 10-12 mijë euro në muaj. Aktualisht te verilindorët Bakaj paguhet me një rrogë bazë dhe 2500 euro për çdo gol të shënuar.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë bisedimet midis klubit bjellorus dhe klubit të Kukësit.
s.a/dita
