Jo më kot thonë që nga fëmija fillon jeta.
Ata janë gëzimi dhe vëmendja e çdo prindi dhe gjithçka ata urojnë është që të rriten të sigurt dhe shëndetplot.
E ndërsa çiftet e reja presin që të bekohen me frytin e dashurisë së tyre, kalkulojnë ndër vete pyetje të shumta rreth rritjes së fëmijës.
A është Tirana e sigurt? Nëse po, sa e sigurt është? A është kryeqyteti ynë ideal për sigurinë dhe rritjen e ngrohtë të fëmijës tim? Ka mjaftueshëm gjelbërim, parqe apo hapësira të tjera për të?
Në një artikull të ditës së sotme prestigjozja “The Guardian” shkruan mbi Tiranën e ditëve të sotme dhe raportin e saj në të mirë të fëmijëve.
Shkruan The Guardian cituar nga Dita:
“Në një qytet me financime të vogla,kanë arritur që nëpërmjet parneriteteve publik-privat,hapësirat aspak të përshtatshme,ti kthejnë në ambiente të reja shumë efikase dhe të bukura për fëmijët.Këtë vit sheshi Skenderbej është kthyer tërësisht në një zonë për kalimtarë duke zgjeruar kështu numrin e rrugëve pa makina deri sa të arrihet që qendra të jetë komplet “car-free”, pra pa makina. Nga kjo nismë, rezulton që ndotja është ulur me 15%”.

“The Guardian” përmend edhe këndin e lojrave tek Liqeni Artificial, i cili solli shumë polemika por në fund puna mbetet për tu përshëndetur.
Në këtë konstatim të tyrin ata përfshijnë edhe një citim të kryebashkiakut tonë Erion Veliaj:
“Një grup i vogël njerëzish të lidhur me interesa të ndryshme gjithmonë do të krijojnë zhurmë e trazira, por pasi puna të ketë përfunduar me sukses, shumica e cila ruajti qetësinë do të shfaqet dhe do të shijojë rezultatin”.

“Tirana gjithashtu ka edhe ‘Këshillin e fëmijëve’ që u krijon mundësinë të takohen me zyrtarë të ndryshëm dhe të diskutojnë mbi çdo problematikë që kanë dhe i shqetëson”– shkruan The Guardian.
Artikullin e plotë mund ta lexoni KETU
a.k. / dita

Ky duket qe eshte nje artikull i paguar po nese doni te flisni ne e mer te shumices se heshtur ajo nuk e ka votuar lali Dhjerin.
O u dhjefsh e befsh mut koke edhe kembe, me keqe se te kane dhjere e te dhjesin per dite te gjithe komentusit! O ti qe e mban veten per Info psikopatike
Edhe ti produkt i gjishes se shqipes! Eh prandaj qelbet ai vend se ka kerma si ju.