E kanë cilësuar “bisha lindore” dhe po sillet si e tillë në gjithë rrugëtimin e saj në Europë.
Vala e të ftohtit siberian ka lënë gjurmë ngricash në të gjithë kontinentin dhe ka shkaktuar të paktën 20 viktima që prej fundjavës së kaluar.
Megjithatë dëmet janë më të vogla se në janarin e vitit 2017, kur më shumë se 190 njerëz humbën jetën nga i ftohti, shkruan Dita.
Franca ka komunikuar deri më tani vdekjen e katër personave të pastrehë. Sipas autoriteteve franceze, kulmi i të ftohtit arriti dje me -10ºC të regjistruar në Paris dhe 20 gradë nën zero në zonat e larta malore.
Në Rumani, i ftohti ka shkaktuar dy viktima dhe në Sllovaki tre.
Në Hungari, shifrat janë të frikshme: vetëm këtë vit, më shumë se 140 njerëz kanë humbur jetën nga i ftohti.
Masat e ftohta të ajrit janë përqendruar prej dy ditësh në Gjermani. Berlini u gdhi dje me temperatura 18 gradë nën zero.
Ndërkohë autoritetet angleze, paralajmëruan për incidentet që mund të shkaktojnë reshjet ekstreme për 4 ditë me radhe dhe temperaturat -15 º.
Autoritetet u kërkuan shoferëve të ktheheshin në shtëpi para orës 18.00 për të shmangur rreziqet. Pavarësisht paralajmërimeve, katër persona vdiqën dje në aksidente rrugore për shkak të stuhisë.
o.j/dita






Per strateget e politikes se Bashkimit Europian, ky i ftohte siberian do shpjegohet me “Nderhyrjen e Rusise” (fraza me e preferuar sa here zihen ngushte), ne punet e Europes se bashkuar..
Bisha lindore e Ariut Polar Rus me kete sebep i jep sot kujtes mendore europes plake.Mos u krekosni e mos nxirrni dhembet ndaj meje.Sepse Bonapartin tuaj i’au thyme jo nga strategjia e jone por nga “Bisha Lindore” qe kur moren goditjen fatale gjetme ushtaret e Napolonit te strehuem ne barkun e kuajve.E jo ma te ishin te zot per te na goditur me shpata.