Jurilda Mara, një 37-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi vuante nga astma.
Mara e cila jetonte me bashkëshortin dhe 3 fëmijët e saj në “Tornaghi Cassano” në Itali, ka ndërruar jetë ditën e martë teksa ndodhej në shtëpi.
Ajo ka hasur probleme në frymëmarrje dhe gjatë krizës së astmës, zemra e saj ka ndaluar së punuari.
Por, bashkëshorti i saj Astrit Mara ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm.
Ai ka vendosur që ti dhurojë organet e saj, shkruan media italiane.
“Ajo gjithmonë ka qenë e shqetësuar për të ardhmen dhe donte ti jepte jetë dikujt tjetër, kështu që në ramë dakord ti dhurojmë organet e saj”, shprehen të afërmit.
Vdekja e saj ishte e papritur dhe i gjithë komuniteti në Cassano ku jetonte kjo familje shembullore emigrantësh shqiptarë është në dëshpërim.
l.h/ dita

Ngushellim e pergezim
NJE SHEMBULL PER TU NDJEKUR
– DRITE I PASTE SHPIRTI NE PARAJSE !
Ngushellime familjes se saj !
Pergezime per vendimin kurajoz te dhurimit te organeve te saj !
Shpetojne ose lehtesijne disa jete njerezish te tjere !
Edhe ato organe te dhuruara te saj jetojne ne nje fare menyre ne trupin e te tjereve dhe kujtohet e nderohet jo vetem nga te afermit e vet, por edhe nga te shpetuarit apo ndihmuarit prej tyre si edhe nga te afermit, miqte e shoket e tyre !
Nje shembull per tu ndjekur sidomos nga ne shqiptaret qe pak e praktikojme nje akt te tille njerezor !
Me mire ushqim per krimbat, batterete, dheun e zi apo burim jete per njerez te tjere ne lufte me vdekjen e me dhimbjet e semundjeve te tyre !?
Une jam per te paren !
Alban, korregjo dy rreshtat e fundit, qe te kane shpëtuar nga nxitimi. Te dy jemi me te dytën.