PD voton kundër shpërndarjes së ndihmës ekonomike në Tiranë, mazhoranca voton pro

DITA Online

Këshilli Bashkiak u mblodh sot në një mbledhje rutinë ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe shpërndarja e kompensimit financiar për energjinë elektrike për këto shtresa.

Që në fillim të mbledhjes, këshilltarët e djathtë tentuan që të bllokojnë miratimin e kësaj vendimmarrjeje tepër të rëndësishme për familjet në vështirësi ekonomike duke propozuar shtyrjen për një mbledhje tjetër.

Por përfaqësuesit e mazhorancës në këtë Këshill nuk e lejuan këtë duke votuar pro shpërndarjes së ndihmës ekonomike për ato familje që janë në nevojë, ndërkohë që këshilltarët e djathtë votuan kundër.

Një tjetër vendim që vjen në ndihmë shtresave në nevojë ishte edhe ai për miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës për periudhën 1 – 28 Shkurt 2018.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *