Orët e fundit mësohet se grupimi prapamilitar PD është përfshirë aktivisht në debatet intelektuale dhe ato teknike në nivel ekspertësh, për çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Grupimi në fjalë ka dërguar mes debatuesve dhe negociatorëve eksponentin e vet më të përgatitur, Edi Palosja.
Siç pohojnë burime të mrekulluara për Gojët e Liga, Palosja ka shpalosur një bagazh të mahnitshëm kulturor, hapësinor, intelektual, akademik, artistik e teknik, duke vënë me shpatulla për muri gjithë të pranishmit.
Në fillim Palosja bëri të ditur qëndrimin e PD-së për ligjin e luftës në Greqinë.
-“Ik ore legen, kokrra e mathtrusit,” arsyetoi Palosja.
Më tej ai foli për temën e nxehtë të koordinatave detare:
“Ti ore bordello u bëre të më flathëth mua? Unë të… mu në… ore pis, qelbsin,” argumentoi ai duke shtuar: “K…rvë!”
Por nëse deri këtu debati u zhvillua me tone të qeta, më pas Palosja ngriti tonet, teksa mbante në dorë manualin 1200 faqesh të shenjimit të kufijve detarë sipas Konventës së Montego Bay-t:
-“Do jua plas kte librin mu në lule të ballit mor kokrrat e b…, monstra komuniste, pushtat e kuq”.
Duke parë se bashkëbiseduesit nuk po bindeshin, Palosja hodhi në veprim arsenalin e rëndë të erudicionit të tij tashmë proverbial:
-“Ju doni çuar në bordello, s’jeni për në parlament ju, baxhella rrugësh, ju q… ato… ku t’i keni”, tha Palosja duke tundur broshurën e Kushtetutës, të cilën e flaku dhe doli nga salla.
Shënim: Gojët e Liga ndihen të turpëruara për emrin e rubrikës, përballë gojës higjienike të akademikut Palosja

Hahahaaa
Ed Palosja duhet palosur me dysh ne ndonje qeli te Reçit. Mundesisht bashke me Shkerdhenin dhe like floririn
Tek kjo fjalie Paloqes qe do e shenoje ma poshte nuk duheshit te talleshit.Po te vashdoni seriozishte te jeni modest dhe me etikete.
““Do jua plas kte librin mu në lule të ballit mor kokrrat e b…, monstra komuniste, pushtat e kuq”.
Shkepus vendin qe talleni: ” pushtat e kuq”.Duhesh “puthtat e kuq” .Bahuni serioz e mos u tallni me Paloqen.E therras ne dashuri Paloqe sepse emrin e ka sic ia thoni Flete Palosja.
Sa kohe qe PD do te kete ne perberjen e saje ca koka ekzemplare sic jane : Palosja/Gridera/Halmera/Albeira Shaljanera dhe Vicitolera nuk do te bej hajer,nuk do te ngrihet ne nivelin e nje partie per te qeverisur vendin.
Te jua hani .utin more demon te kuq.