Një gomone me drogë është kapur sot pas mesnate në plazhin e Platarias në Igumenicë të Greqisë.
Mësohet se operacioni është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke.
Në gomone ndodheshin 36 pako me 424 kg marijuanë ndërsa në pranga ka rënë skafisti shqiptar, një-42 vjeçar.
Shqiptari është arrestuar teksa ka tentuar të nxjerrë drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.
l.h/ dita
