Berisha prezanton në FB të tjerë ‘hapa madhorë’ dhe ‘dëshmi madhore’

anazapta

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, njofton në Facebook se janë porositur 6 turbinat e HEC-eve të kaskadës së Devollit nga kompania norvegjeze Statkraft. Berisha shkruan se investimi në kaskadën e Devollit është më i madhi ndonjëherë në Shqipëri dhe ndërsa ai shkon drejt përmbushjes, skeptikët që e quajtën mashtrim elektoral duhet të kërkojnë ndjesë.

“Të dashur miq, një lajm i mirë vjen për Shqipërinë nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve, që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milionë euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave. Ky është një hap tjetër madhor në ndërtimin e Kaskadës së Devollit një investim në tërësi prej rreth 1 miliard euro pra investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ndërtimi i Kaskadës së Devollit filloi më dt 13 maj 2013. Ata që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë. Ajo do të punësojë direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në njërën nga zonat më të varfra të vendit. Me përfundimin e kësaj vepre shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjisë elektrike në vend. Ky zhvillim është një dëshmi tjetër madhore e suksesit të qeverisjes së PD në tërheqjen e investimeve të huaja dhe projektin e tonë Shqipëria vend i zhvilluar, lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë! Sb”, shkruan ai.

Share This Article
11 Comments
  • Nje kenge e vjeter dhe e re…. per nje personazh te Servantesit !

    Sali, i’a hipe Ristanit,
    (O, me falni),rosinantit,
    edhe nuk i paska zbritur,
    Kali ngordhi,ky rri hipur!…

  • mire qe e paske nderruar foton se ke ai kompjuteri u dukje sikur do kapje njeri nga fyti jo tastjeren o gjysho

  • ik or mashtrues, hidrocentralin e Banjes ta la gati Enveri, sa t’i prisje shiritin kurse ti ke 20 vjet qe jo qe s’ke vene nje gur po edhe ata e ishin i shkermoqe.Burre legen, pis.

  • Deshiroj t’ju vendos ne dijeni per nje vendim te Gjykates se Larte i cili nuk eshte pasqyruar ne media dhe shtypin e perditshem. Ne daten 19 korrik, Gjykata e Larte ke marre vendim per mos pranimin per shqyrtim te ankimimit nga ana e Prokurorise per ceshtjen Gerdeci.
    Duke ju falenderuar, uroj qe pasqyrohet ky lajm i cili eshte tentuar tye mbahet i fshehte.

  • o sali or lum miku je bo plak qesharak..te te ka larguar populli si mos me keq si naj qen te zgjebosur..na sill henen ne tok ti dhe prap populli do te shkelmoj se je bo plaku me i shpifur ne bot.

  • Po impiantin e plehrave në viçidol si e ke harruar ta futesh te arritjet e tetévjeçarit të genjeshtrave “mé madhore”?

  • Po torten 500 metra katrore dhe sjelljen e 1milion qingjave per pavarésine “më té pérgjakur kurbanore te perzjeré me kuadratet e barkmédhenjve mé të medhenj imamorë…” si i harrove? I harrova ne komentin e paré pér madhérinë tuaj edhe uné kuqeziu qé mé rénté pika më rénté?!!!

    • kuqeziu tek ajo torta qe thua ti ka mare pjere dhe ai qeni i zgjebosur mbushur me rriqe e pleshta berishjan,DRUZHE mark.uk serbi,kjo ceste familjare te tille ndyresira mban si puna e serbit mark.uk …

  • Ky kriminel idiot akoma sheh enderra me sy hapur dhe jeton me idene qe populli ngazellehet per keto genjeshtra qe thote perdite pa pike pergjegjesie….u ngop populli e enderra e fantazira o idiot, populli te shporri sepse ia shpife me keto dhe nga ana tjeter shkaterrove shqiperine, vodhe e vrave sa deshe dhe akoma kujton qe te beson njeri…ne duam shtet me ligje ku secili te jete I barabarte para tyre(ligjeve), ne duam drejtesi te vertete jo pacavuren qe gatove ti, ne duam administrate me njerez te afte, te ndershem dhe te urte jo me horra, idote, super te paafte, kriminele e hajdute sic e gatove ti, ne duam demokraci te vettete me institucione te pavarura qe te mos perseritet kurre me historia jote or ditezi….mbaji per vete hidrocentralet e genjeshtra qe na tregon tani pas pilafit. I cmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *