“Gratë ruse të shqiptarëve” bëhet film

anazapta

Skenaristi i njohur rus Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin “Gratë ruse”, që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

“Ky projekt është zhvilluar që 4.5 vjet më parë. U krijua ai me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës”, – citon ZR Juri Arabovin.

Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse (kryesisht filologe (gjuhëtarë), të cilat u martuan me shqiptarë. “Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara, të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë. Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite”, – tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë “një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo që vjen”. / KOHA DITORE

Share This Article
1 Comment
  • Eshte shume e vertete qe diktatura i shkaterroi jeten grave ruse , qe vete populli shqiptar i nderoi dhe i respektoi shume, por eshte kaq e vertete qe edhe familjet e tyre ne BRSS u perndoqen per shkak te motrave qe kishin ne Shqiperi.Po keshtu pati edhe gra shqiptare qe mbeten ne BRSS dhe fati i tyre nuk shkelqeu edhe ato u perndoqen. Eshte mire qe regjizori ti trajtoje ne film te dy planet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *