Rrëfimi i Tares: Rrezikoja dhe të vdisja

Dita

“Është aq i zoti sa në ditët e sotme nuk habit askënd për atë që bën. Nuk habit as kur tërhiqet nga akordet për lehtësimin e largimit të lojtarëve në skadencë kontrate, as kur zbulon, talente për të cilët askush nuk ka dëgjuar të flitet”.

Këto janë fjalët me të cilat e përditshmja “Sportmediaset” hap shkrimin e saj duke iu referuar një interviste të Tares për “Gazzeta dello Sport”.

Igli Tare është personi që po realizon ëndrrat e presidentit të Lacio-s, duke e ndërtuar këtë skuadër pothuajse nga zero.

“Hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion shtyrje edhe për një tjetër vit, por dola prej saj si drejtor sportiv i Lacios”, rrëfen Tare.

Ai gjithashtu mban mend kur Lotito i kishte thënë se edhe pse e konsideronin si të çmendur, ai donte pikërisht atë si drejtor sportiv.

Në intervistën e zhvilluar për “Gazzetta dello Sport”, Tare pyetet për metodën që ai ndjek për gjurmimin e talenteve të reja në futboll, dhe ai përgjigjet kështu:

“Nuk ka  një të tillë dhe as nuk kam mbikëqyrës. Nuk preferoj të punoj me shumë njerëz. Kam një bashkëpunëtor për të dhënat, një tjetër që më përgatit videot e lojtarëve, e një që analizon kundërshtarët. Sigurisht që kam edhe raportime që më bëjnë miqtë e mi anembanë botës. Por gjëja që e bën të zotë një drejtor sportiv është pikë së pari sesi mund ta bëjë të njohur një futbollist të panjohur. Për këtë nuk mjafton vetëm ta shohësh futbollistin, por duhet të komunikosh me të”.

Ndërkohë, i pyetur për kampionatin italian dhe titullin, nuk ngurron të thotë se si pretendente shikohet dhe Juventusi.

“Ndaj Juves kam shënuar dhe fituar vetëm një herë. Ditën kur Brescia fitonte 2-0 në vitin 2002, kur u dhanë edhe 7 minuta shtesë. Kjo nuk ishte parë kurrë më parë, e Mazzone ishte shumë i irrituar, aq sa iu hakërrye gjyqtarit të katërt se ç’po ndodhte”, thotë Tare.

Fuqia e Juventusit dallohej qartë, sikurse edhe sot vërej se ata kanë mjetet e duhura për të kontrolluar tregun italian të futbollistëve. Politika e tyre është agresive ndaj lojtarëve të rinj me perspektivë”, tregon Tare.

Ai bëri edhe një rrëfim personal përgjatë intervistimit, për atë ditë kur – siç kujton Tare, – “rrezikoja edhe të vdisja”.

“Thoshin se kisha një sëmundje, por ishte shumë më tepër sesa kaq. Derisa ma thanë, nuk e besoja. Për diçka të tillë si kjo e jotja, kanë mbetur shumë… Më tmerruan, aq sa përpara se të hyja në sallën e operacionit pyeta mjekët nëse duhej ta merrja apo jo telefonin. Isha 9 ditë në terapi intensive, sepse ma kërkuan. Kisha simptoma të qarta stresi në nivele të rrezikshme.

Shkova me skuadrën në Napoli duke mos u kujdesur për faktin që ma kishin ndaluar. Lacio luante asokohe me parakualifikueset e Championsit, ndërsa unë më shumë se kaq. Është pak të them se u ndjemë heronj, por një ditë më pas iu nënshtrova thikës”.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • O Kuqo ca me teper si puna jote edhe e Ronit e do e kishim trugen hapur ne Europe!
    Fajin e ka via Emilia per ” Imazhin ” tone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *