Durrës/ Plagos me thikë të riun, kapet menjëherë 17-vjeçari

Dita

Autori i dyshuar për plagosjen e ndodhur sot në Durrës është kapur dhe shoqëruar nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Durrës në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë.

Shtetasi D.L, 17 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur shtetasin A.Gj, 16 vjeç, i cili gjendet momentalisht në Spitalin Rajonal Durrës.

Konflikti midis shtetasve me banim në Durrës ka ndodhur në lagjen Nr.15, në Spitallë.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, që ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *