Nga burgimi i përjetshëm në liri, duke pritur vendimin përfundimtar për rastin e tij gjyqësor.
Gjykata Supreme italiane ka vendosur revokimin e masës së paraburgimit shtetasin Maurizio Archinito, i akuzuar për vrasjen e dy shqiptarëve.
Ai ka vrarë shtetasit shqiptar Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip.
Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso.
Në krim, Archinito ka vepruar së bashku me vëllain e tij Mattia.
I pandehuri dhe vëllai i tij qëlluan dy shqiptarët si shenjë hakmarrje për një vjedhje dhe një konflikti të lidhur me drogën në këtë zonë, siç shkruan “Ansa
Archinito u arrestua në korrik të vitit të shkuar, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë.
I akuzuari ka pretenduar gjithmonë pafajësi, ndryshe nga vëllai i tij më i ri, i cili ka pranuar krimin duke përshpejtuar procesin gjyqësor e duke u dënuar me 22 vite burg.
a.s/dita
