Pasuria e Warren Buffet ka rënë me 3.74 miliardë dollarë që prej ditës së hënë.
Kjo ndodhi sepse tregjet amerikanë të kapitalit pësuan rënie për 3 ditë radhazi.
Buffet nuk ishte i vetmi.
Kreu i Facebook, Zuckerberg pati rënie me 3.71 miliardë dollarë.
Pasuritë e bashkëthemeluesve të Google, Larry Page dhe Sergey Brin, ranë me nga 3 miliardë dollarë.
Humbjet për spanjollin Amancio Ortega shënuan 2.5 miliardë, në indeksin e miliarderëve të matur nga Bloomberg.
500 personat më të pasur kanë humbur në total 128 miliardë dollarë që prej ditës së hënë.
Indeksi S&P 500 ra me 1.3% ditën e Enjte, duke e çuar rënien 3 ditore në 3.7%.
Kurse indeksi Dow Jones ra me 420 pike, pas lajmërimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Turmp, se do të vendosë tarifa për çelikun dhe aluminin.
n.s. / dita
