VIDEO: Homoseksualizmi, normë në filmat që shohin fëmijët?

entela

“Frozen 2” pritet të publikohet në vitin 2019, pas suksesit të pjesës së parë, i cili konsiderohet si filmi më fitimprurës i Disney, duke thyer kështu edhe rekordin.

Por pjesa e dytë e këtij filmi duket të shënojë një kthesë jo të pranishme në filmat e Disney, ku princeshat martohen me princër. “Frozen 2” duket të ketë një martesë të gjinisë së njëjtë.

Jennifer Lee, bashkëregjisore e këtij filmi ka tronditur rrjetin, pasi ka zbuluar për kthesat në “Frozen 2”.

Lee ka deklaruar për Huffington Post se është e hapur ndaj idesë që Elsa të jetë lesbike në filmin e dytë.

“Kemi biseduar për këtë, jemi koshientë, por nuk e kemi marrë vendimin”, ka thënë ajo.

“Ne do të prekim ato çështje që ekzistojnë dhe përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë”, tha Chris Buck, bashkëregjisor i “Frozen”.

Nëse do të merret ky vendim, atëherë Elsa do të jetë princesha e parë lesbike në historinë e Disney. e.r/dita 

 

Share This Article
2 Comments
  • komuniteti LGBTIQ ben lufte te mprehte per te avancuar axhenden e vet.
    Ata synojne lavazh truri, te organizuar ne sistem (pra ne shkolla e kopshte), e te prezantuara si ripozicionim te kendveshtrimeve sociale, te justifikuar ne lirite e demokracise.
    Kane ne krah talentet me te zote egzistues te psikologjise, analizes, fjales e termave, te cilet po udheheqin kete revizionim gjinor.
    LGBTIQ nuk eshte levizje vetem per te drejta e barazi, por hegjemoni. Ata jane ashtu sic i ka bere zoti ama s’duan te pranojne fatkeqesine qe jane e per kete i jan futur revizionimit te perspektives gjinore.
    Levizje te tilla, ne emer te demokracise, jane shkaktare te sabotimit te vete demokracise, permes ringjalljes se reagimeve ekstreme sektare, instalimit te regjimeve anti-perendimore, prishjes se ekuilibrave dhe deri te sulmeve terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *