Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Pogradec për t’i falënderuar për rezultatin që LSI mori në këtë rreth në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij, Meta ka deklaruar se LSI ishte e bindur në rezultatin e saj në Pogradec dhe në të gjithë Shqipërinë.
“Ju falënderoj përzemërsisht për angazhimin dhe për kontributin tuaj për rezultatin tepër pozitiv që ne arritëm në të gjithë Rrethin e Pogradecit, afro 6 mijë vota, një rezultat i cili mban një peshë të veçantë në të gjithë suksesin që ne arritëm në Qarkun e Korçës por edhe në të gjithë vendin. Kanë qenë zgjedhje të vështira por ne kemi qenë të përgatitur dhe kemi pasur besim të plotë se këto do të ishin zgjedhje të cilat do të tregonin vitalitetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, fuqinë e saj, perspektivën që ajo ka dhe që do t’i shërbejë të gjithë vendit”, – tha ai.
Më tej, Meta deklaroi se kontributi i LSI-së ka qenë i jashtëzakonshëm për të gjithë koalicionin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”. Sipas tij “180 000 vota kanë qenë vendimtare për rezultatin e jashtëzakonshëm, për këtë fitore domethënëse, për këtë rrotacion tepër të vendosur.”
“Natyrisht që kontributi i LSI-së nuk ndalet këtu përkundrazi 23 qershori është vetëm stacioni i radhës në angazhimin tonë si forcë politike për të transformuar vendin, për ta bërë atë një vend plotësisht evropian, të standardeve evropiane. Ne i kemi treguar aftësitë tona në të kaluarën dhe do t’i tregojmë akoma më shumë tani. 180 000 vota dhe 16 mandate është një rezultat i jashtëzakonshëm”, – vijoi ai.
Sipas Metës, “tani sfida më të mëdha na presin, të cilat kanë të bëjnë me problemet që ka vendi, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e qeverisjes, me administrimin e të gjithë këtij besimi të madh që kemi marrë edhe nga Unë besoj se këto sfida do t’i përballojmë me sukses sepse do t’i përballojmë të gjithë së bashku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim tani ka marrë atë shpejtësinë e duhur për të ecur drejt atyre objektivave që do ta shndërrojnë në një forcë akoma edhe më të fuqishme, akoma edhe më shpresëdhënëse, në një garanci të fuqishme për normalitetin e jetës politike në vend, për stabilitetin e vendit, për zhvillimin e tij, për integrimin e tij e sidomos për punësimin e pogradecarëve, të të rinjve dhe për punësimin e të gjithë shqiptarëve”, tha Meta.
Sipas tij “prosperiteti dhe e ardhmja ndërtohen vetëm me punë dhe është detyra jonë në radhë të parë t’i japim mundësi njerëzve që të punojnë”.
Duke përfunduar Lideri i LSI-së tha se 23 qershori do të mbetet në historinë e LSI-së si një moment ringritjeje të pandërprerë në emër të së ardhmes.
“Për mua është një kënaqësi që të vij gjithmonë në Pogradec. Kjo ishte një kënaqësi e veçantë sepse është pas një fitoreje tepër të spikatur. Ju falënderoj shumë për punën që keni bërë, për angazhimin tuaj. Mendoj se 23 qershori do të mbetet në historinë e forcës sonë politike si një moment ringritjeje të pandërprerë në emër të së ardhmes dhe në emër të të rinjve dhe të rejave të cilët patën një rol të jashtëzakonshëm për këtë shtim votash të LSI-së anembanë vendit. Ata shohin të ardhmen dhe perspektivën e tyre tek LSI-ja, siç e shohin edhe prindërit për fëmijët e tyre”, përfundoi Meta.

pas disa vitesh do te persekutohen me te gjitha menyrat ata qe sot aspirojne europen o meta,pervec teje
Bo bo mender … po akoma me integrimin meret ky budallai i Skraparit ?Nuk shikon ekonomine qe e ka rrenuar se ka qene ne qeverri deri tani, po na regon perralla me integrim.Do te kishte qene me e mire nje fitore pa kete Ilirin.Ka me keq akoma mund te kete qene nje koalicion i negociuar me kulisa?
Si dikur thuhej, “Objektivi yne eshte ndertimi i socializmit” ….
meta do ta intergroje SHQIPRIN ne unionin SERBI-RUSI.e more bajloze po ne te ket mbeture shqiprija qe hajdutet si ju ta integrojne ne B.E,ateher ma mire te vdesim te gjithe.